Big Brother Albania

Danjeli i thotë Fotinisë se atij i ka mbetur në mendje sjellja e Olsit ditën e shtunë sepse ata nuk meritonin asnjë nga llafet qe kanë dëgjuar te shtunën.

Fotinia shprehet se mes djemve të mbetur në shtëpi, Olsi është ndryshe nga Lupçja dhe historinë që ka ndodhur e ka hedhur pas krahëve.

Por Danjeli nuk duket edhe aq i bindur duke shtuar se pavarësisht që bëjnë shaka gjërat nuk kalohen aq kollaj. Ndërsa po afron fundi i këtij edicioni të Big Brother finalistët kanë filluar të bëhen nostalgjikë dhe fillojnë të flasin rreth banorëve që kanë dalë nga shtëpia.

Por ndërsa koha kalon kujtesa bëhet konfuze dhe i mbajnë mend ndryshe gjerat, ata fillojnë të diskutojnë se kur në shtëpinë e çifteve hyri Ervini dhe Sidrita, ishin apo jo Denisi dhe Gerta akoma në shtëpinë e http://www.bigbrotheralbania10live.com/ .

Por ndërsa tre vajzat janë të mendimit se ata kishin dalë, Olsi dhe Lupçe japin me argumente se çifti i parë i eliminuar ishte ende në shtëpi, e pas kësaj ata dolën.

I tensionuar nga argumentet e vajzave, kryesisht Fotinisë që shprehen se ata kishin dalë Lupçe vë bast me to, se nëse ai do të jetë fitues i Big Brother dhe humbës i këtij basti do t’u japë atyre nga 1 milionë lekë.

Po ju si mendoni, kush është fitues i këtij basti: Denisi dhe Gerta kanë dalë para, apo pasi kanë hyrë Ervini dhe Sidrita në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri.